Është koha e fundit kur diplomacia evropiano-amerikane akoma po e favorizon Serbinë

Është koha e fundit kur diplomacia evropiano-amerikane akoma po e favorizon Serbinë
Është koha e fundit kur diplomacia evropiano-amerikane akoma po e favorizon Serbinë

Agim Bajrami

  • 08 March 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Asociacioni i minoritetit serb në Kosovë vetëm asimetri e Autonomisë vetëqeverisëse, e komunitetit shqiptarë , në Luginën e Preshevës Bujanovcit,dhe Medvegjës. Asociacioni për minoritetin serb, do të mund të formohej për aq sa lejohet nga shteti i Vuqiçit , 'Autonomia lokale vetëqeverisëse' për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

-Serbia, me të kthyer nga Brukseli po e kundërshton,marrëveshjen bazë,të akorduar ,e veçmas, nenin 4 të marrëveshjes. Diplomacia evropiano-amerikane,në vend që Serbisë ti vihen përkufizime , si ' mos respektim i marrëveshjes së akorduar, e njëjta diplomaci ka formuluar "shtojcën" e nenit 4, duke e sqaruar, "se Kosova nuk do të kërkon anëtarësimin e saj në OKB, pa pëlqimin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit". Dhe në vend që diplomacia ndërkombëtare, Serbisë, ti kërkoj me detyrim, përmbajtje të marrëveshjes së akorduar si tërësi , dhe për mos sanksionimin të Rusisë, në agresionin e luftës në Ukrainë', ajo(diplomacia perëndimore), edhe më tej e toleron dhe përkëdhel Serbinë, edhe kur dihet shumë qartë, se Serbia do të taktizoj ,dhe asnjëherë nuk do të implementoj këtë marrëveshje, dhe do të fajëson Kosovën ,edhe për atë që ajo nuk e bënë. Serbia, është e interesuar dhe do të kërkoj me këmbëngulje, formimin e " republikës srpska " brenda Kosovës, dhe siç duket edhe e ka pajtimin e bashkësisë ndërkombëtare , dhe pse, nuk e ka pajtimin bashkësia ndërkombëtare, në formimin e ,"Republikës së Kosovës" ,brenda Serbisë ,për komunitetin shqiptar në jug të Serbisë???

Asociacioni i minoritetit serb në Kosovë vetëm asimetri e Autonomisë vetëqeverisëse, e komunitetit shqiptarë , në Luginën e Preshevës,

Bujanovcit,dhe Medvegjës. Asociacioni për minoritetin serb, do të mund të formohej për aq sa lejohet nga shteti i Vuqiçit , 'Autonomia lokale vetëqeverisëse' për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".