Ronaldo prodhon skandal, i zemërua pas disfatës dhe provokimeve nga tribuna, godet shishet e ujit duke dal nga fusha

  • S.A /
  • 10 March 2023 - 08:33
Ronaldo prodhon skandal, i  zemërua pas disfatës dhe provokimeve nga tribuna, godet  shishet e ujit duke dal nga fusha

Cristiano Ronaldo me Al Nassrin e tij është mposhtur 1-0 në xhiron e 20-të të elitës saudite në derbin kundër Al-Ittihad, shkruan "Kosova Sot Online ".

Golin e vetëm që ia vlen për vendin e parë në Arabinë Saudite është shënuar nga Romarinho në minutën e 80-të. Ronaldo ishte dukshëm i mërzitur dhe i zhgënjyer pas ndeshjes.

Që në fillim tifozët vendas provokuan Ronaldon dhe gjatë lojës dëgjohej vazhdimisht nga tribuna thirrjet: “Messi, Messi, Messi…”.

Pas ndeshjes, Ronaldo i tërbuar shau para se të hynte në tunel goditi edhe shishet e ujit. 

(Kosova Sot Online )