Ekipi kosovar i Bad News Eagles luan sot kundër skuadrës nga Serbia

  • S.A /
  • 11 March 2023 - 10:33
Ekipi kosovar i  Bad News Eagles luan sot kundër skuadrës nga Serbia

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles do ta zhvillojë një tjetër përballje sot.

Ata do të ndeshen me ekipin nga Serbia, iNation, shkruan "Kosova Sot Online".

Kjo përballje është në kuadër të kualifikimeve për turneun BLAST Premier Spring Showdown 2023 Europe.

Ndeshja do të fillojë nga ora 17:30 dhe do të jetë vetëm me një hartë. 

(Kosova Sot Online )