Firmino befason me kampionatin ku ka vendosur të transferohet

  • S.A /
  • 13 March 2023 - 13:46
Firmino befason me kampionatin ku ka vendosur  të transferohet

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield. Sulmuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, për të ikur përtej Atlantikut, shkruan "Kosova Sot Online". 

Liverpool i ka ofruar atij rinovimin, por dëshira e brazilianit është të bëj një hap tjetër në karrierën e tij. Për reprezentuesin brazilian ka shumë oferta nga klube evropiane si Inter, Juventus, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich e Borussia Dortmund, por duket se ai ka vendosur të largohet nga kontinenti evropian.

Gazetari Manuel Veth ka zbuluar se dëshira e lojtarit është që karrierën ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tanimë ekipet amerikane janë të njoftuara për këtë.

Kjo ka bërë që të filloj një garë e ashpër nga skuadrat e MLS për të nënshkruar me sulmuesin brazilian.

31-vjeçari është në listën e dëshirave të St. Louis City, Inter Miami, Los Angeles FC dhe New York Red Bulls.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Firminos, pasi agjentët e tij tanimë janë duke zhvilluar bisedime me klube të ndryshme për të ardhmen e lojtarit.

Firmino këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat me The Reds ku ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. 

(Kosova Sot Online )