Kryeministër, skepticizmi i natyrshëm politik duhet të "derdhet" në optimizmin e duhur gjeostrategjik!

Kryeministër, skepticizmi i natyrshëm politik duhet të
Kryeministër, skepticizmi i natyrshëm politik duhet të

Fadil Maloku

  • 13 March 2023 - 13:32

 

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Kur është fjala te plani franko gjerman, Kryeministri Albin Kurti, duhet të kuptoj se: nëse kurthi i Serbisë, ishte bindja se duke e pranuar planin -franko gjerman, ajo do e refuzoj dhe kështu do shpallet "fajtorja" kryesore për dështimin e negociatave në "sytë" e Washingtonit dhe Brukselit.Kryeministri Albin Kurti, duhet sot sërish të tregohet shumë i vëmendshëm dhe shumë i kujdesshëm në mënyrë që interesat tona shtetërore të realizohen me kosto sa me të ulëta, dhe të vihen pa hamendje, në funksion dhe në shërbim të interesave gjithë kombëtare! 

Natyrisht, gjitha këto interesa tona duhet pa u rrezikuar në asnjë moment, të kalkulohen në "peshoren milimetrike", në më mënyrë që të njëjtat të arrijnë të sinkronizohen me interesat e reja gjeopolitike (që po i dikton invazioni rus në Ukrainë) të "shtratit të “Prokrustit*"amerikan në Ballkanin Perëndimor, po edhe gjithë Evropën Juglindore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".