Lexoni edhe:
Firmino befason me kampionatin ku ka vendosur të transferohet
Boksieres kosovare po i mohohet për herë të tretë një e drejtë elementare – pjesëmarrja në Kampionat Botëror, situatë që është zhgënjom i madh për sportisten kosovare, shkruan "Kosova Sot Online".
Në fakt, India nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Qeveria e këtij vendi nuk po pranon ta pajisë garuesen kosovare me vizë të këtij shteti.
Prandaj, boksieria nga Gollaku shpresoi deri sot, në ditën e fundit kur edhe do të duhej të nisej për në Indi, por nuk ka marrë përgjigje dhe shpresat dhe ëndrrat iu shuan.
“Nuk kam marrë ende përgjigje nga India. Federata e Boksit të Indisë e ka lejuar pjesëmarrjen time në Botëror dhe IBA ka thënë se nuk do të ketë problem nga Qeveria e Indisë, ndërsa ministria e jashtme e këtij vendi nuk është përgjigjur ende rreth aplikimit tim për vizë”, deklaroi Sadiku për mediumin indian “PTI”, përcjell “Kosova Sot Online".
Firmino befason me kampionatin ku ka vendosur të transferohetLexoni edhe:
“Ministri ynë i Sportit po mundohet të kontaktojë me ta, por i kemi humbur shpresat. Të hënën është dashur të udhëtonim, pasi i kishim blerë biletat, por nuk kemi marrë përgjigje”, shtoi Sadiku.
“Unë nuk e di se përse IBA ia lejoi Indisë organizimin e këtij Botërori, duke e ditur që ky vend nuk më lejoi të merrja pjesë në të kaluarën. Është era e tretë që Qeveria e Indisë nuk më lejon të marr pjesë në Kampionat Botëror. Jam mjaft e dëshpëruar, e zhgënjyer, kam ushtruar shumë dhe isha mjaft e motivuar të merrja medalje në Indi”, ankohet boksieria kosovare.
Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do t’ju dërgojë letra krejt Federatave botërore, për t’i njoftuar për padrejtësitë që po i bëhen garueses kosovare.
(Kosova Sot Online )