PSG-ja i pezullon bisedimet me Messin e Ramosin, zbulohet arsyeja

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 08:27
PSG-ja i pezullon bisedimet me Messin e Ramosin, zbulohet arsyeja

PSG ka pezulluar procesin e negociatave me dy yje, për sulmuesin Lionel Messi dhe mbrojtësin Sergio Ramos. Këtë e tregon gazeta Mirror, duke iu referuar L’Equipe, përcjell "Kosova Sot Online ".

Arsyeja që klubi ka bërë pushim është për shkak të situatës së Fair Play-it financiar. PSG ishte një nga 10 klubet e gjobitura për shkelje financiare në sezonin 2020/2021. Parisienët paguan 10 milionë euro gjobë, plus u gjobitën me kusht edhe 45 milionë euro të tjera.

Paris Saint-Germain ka raportuar humbje vitet e fundit, dhe për të parandaluar sanksione më serioze nga UEFA (përveç gjobave, mund të flasim për ndalim të regjistrimit të lojtarëve në garat evropiane apo edhe përjashtim nga Champions League), klubit mund t’i duhet të marrë vendime të vështira. Mund të rezultojë se do të jetë e pamundur nënshkrimi i kontratave të reja me Messin dhe Ramos.

(Kosova Sot Online )