Haaland thyen një rekord të madh te Man City i vendosur në sezonin 1928/29

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 08:33
Haaland thyen një rekord të madh te Man City i vendosur  në sezonin 1928/29

Erling Haaland regjistroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse sonte me Manchester Cityn, duke thyer rekordin e vendosur prej 8 dekadash, shkruan "Kosova Sot Online".

Sulmuesi norvegjez shënoi pesë gola në fitoren 7:0 të “Qytetarëve” ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi anglez siguroi kalimin për në çerekfinale të kësaj gare me rezultatin e përgjithshëm 8:1.

Pas këtyre pesë golave, Haaland regjistroi një rekord duke u bërë futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në një sezon.

22-vjeçari deri më tani ka shënuar 39 gola në të gjitha garat, duke thyer rekordin e Tommy Johnson, i cili kishte shënuar 38 gola në sezonin 1928/29.

Ai mund ta thellojë këtë rekord edhe më shumë, pasi ka ende ndeshje për të zhvilluar deri në fund të sezonit 2022/23. 

(Kosova Sot Online)