Sot përfundon faza e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja e gjitha në Spanjë

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 08:51
Sot përfundon faza e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve – vëmendja e gjitha në Spanjë

Liga e Kampionëve e mbyll sot (e mërkure) fazën e të tetës së finales, derisa këtë të premte do të hidhet shorti në Nyon të Zvicrës për çerekfinalet. Dy ndeshje zhvillohet, për të zbuluar edhe dy çerekfinalistët e fundit, për të mundësuar më pas tërheqjen e plotë, shkruan "Kosova Sot Online".

Derbi i kësaj dite është ai në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit që zhvillohet në Santiago Bernabeu, derisa ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 5-2 në të mirë të madrilenëve. Në anën tjetër, Napoli e pret Eintracht Frankfurtin në sfidën e dytë, ndërsa të parën e fituan 2-0 në Gjermani. Që të dy këto ndeshje nisin në ora 21:00. 

Image

(Kosova Sot Online )