Barcelona po e pret nën ethe vendimin e UEFA-s për rastin e Juventusit

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 14:01
Barcelona po e pret nën ethe vendimin e UEFA-s për rastin e Juventusit

Klubi i Barcelones  po vëzhgon nga afër procedurat në Itali, pasi Juventusi lufton zbritjen e pikëve, sipas AS.

Zonjës së Vjetër iu zbritën 15 pikë këtë sezon pasi u zbulua se ata kishin fryrë marrëveshjet e transferimeve, duke rritur në mënyrë të rreme tarifat, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo çështje aktualisht është duke u apeluar nga Juve, por UEFA ka kërkuar nga gjykatat e Torinos dosjet e çështjes, pasi ato kryejnë hetimet e tyre.

Frika për Bianconerët është se ata përballen me një ndalim të konsiderueshëm evropian nga UEFA. Blaugranët po shikojnë me nervozizëm nga përtej Detit Mesdhe, ndërsa kërkojnë të luftojnë akuzat e tyre për korrupsion në rastin “Negreira”. Ata mendojnë se rasti i Juventusit mund të krijojë një lloj precedenti për marrëdhëniet e tyre të mundshme me UEFA-n. La Liga i shkroi UEFA-s pasi çështja u bë publike dhe i kërkoi organit evropian të hetojë këtë çështje. Ata vetë janë të ndaluar të sanksionojnë Barcelonën në aspektin sportiv pasi çështja është e parashkruar në Spanjë.

(Kosova Sot Online )