Heroi i Napolit zotohet për Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 08:52
Heroi i Napolit zotohet për Ligën e Kampionëve

Heroi i Napolit Osimeh zotohet se ekipi i tij do të vazhdojë të ëndërroj dhe punoj me të gjitha mundësitë që të provojmë në Ligën e Kampionëve, shkruan "Kosova Sot Online.

Victor Osimhen ishte edhe një herë protagonist tek Napoli.Njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë i realizoi dy gola ndaj Eintracht Frankfurtit mbrëmë në fitoren 3:0 në napolitanëve, të cilët me këtë rast e siguruan kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të tyre. Sulmuesi nigerian ndihet i lumtur për kualifikimin dhe për kontributin e tij për ekipin italian.

“Është fantastike që të jesh pjesë e suksesit historik të Napolit, i cili u kualifikua në çerekfinale për herë të parë. Dhe, është fantastike që fituam në shtëpi sonte. Duam të vazhdojmë kështu. Duam të vazhdojmë të ëndërrojmë, i kemi të gjitha mundësitë të luajmë dhe të provojmë”, vazhdoi 24 vjeçari, i cili shpreson që gjatë verës të transferohet në një klub të madh të Premierligës.

Amir Rrahmani me shokë e kishin fituar lojën e parë të së tetës së finales së Championsit në Gjermani me rezultat 2:0, ndërsa mbrëmë e konfirmuan dominimin ndaj ekipit gjerman me tre gola të tjerë.

Ata do ta mësojnë emrin e kundërshtarit të gjysmëfinales nesër në mesditë, kur edhe do të hidhet shorti për këtë faze