Këto janë ekipet e kualifikuara në çerekfinalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

  • S.A /
  • 17 March 2023 - 08:52
Këto janë ekipet e kualifikuara në çerekfinalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

Dje u zhvilluan ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës, ndërsa befasia kryesore ishte eliminimi i Arsenalit pas ekzekutimit të penalltive nga Sportingu i Lisbonës, shkruan "Kosova Sot Online".

Manchester United, Sevilla, Feyenoord, Juventus, Sporting, Bayer Leverkusen, Roma dhe Royale Union janë ekipet e kualifikuara në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Lech Poznan, Fiorentina, Basel, AZ Alkmaar, Nice, Anderlecht, Ëest Ham dhe Gent janë ekipet e kualifikuara në çerekfinalen e Ligës së Konferencës.

Shorti për të dy garat do të hidhet gjatë ditës së sotme. 

(Kosova Sot Online )