Mourinhon i gëzohet kalimi në çerekfinale të Ligës së Evropës

  • S.A /
  • 17 March 2023 - 09:03
Mourinhon i gëzohet kalimi në çerekfinale të Ligës së Evropës

Roma ka arritur të shkoj në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi ka eliminuar skuadrën spanjolle Real Sociedad, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Giallorosët në të dytën u mbrojtën mirë dhe 90 minutat në San Sebastian përfunduan pa gola 0-0.

Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë duel, shkruan "Kosova Sot Online ".

“Ne filluam 2-0 dhe skuadra vendase rrezikoi gjithçka për të ndryshuar historinë e ndeshjes, ata bënë shumë mirë me turmën, tifozët fantastikë dhe stadiumin e mrekullueshëm”.

“Djemtë i kishin të gjitha, ata kishin ambicien fillestare për të shënuar një gol. 20 minuta prisnim dominim të fortë prej tyre por ishte e kundërta, një top që nuk e kam parë ende por më është dukur e pamundur që të mos hynte, ai i rastit të Dybalës, kishim besim, pastaj u mbrojtëm shumë mirë dhe kërkuam të shënonim me kundërsulm”, deklaroi Mourinho.

Tutje trajneri portugez ka lavdëruar edhe Georginio Wijnaldumin, i cili ngadalë po e kthen formën e tij më të mirë. “Wijnaldum nuk luajti gjashtë muaj dhe tani luan 90 minuta çdo tre ditë. Jam i kënaqur nga ajo që po jep ai në fushën e lojës dhe po e kthen formën më të mirë”.

“Po kthehemi në Romë të lumtur dhe krenar për hapin që kemi bërë”, u shpreh Mourinho.

(Kosova Sot Online )