Makthi i “Rinocerontit të zi”, boksieri i fundit me të cilin fitoi Mike Tyson

  • S.A /
  • 17 March 2023 - 16:49
Makthi i “Rinocerontit të zi”, boksieri i fundit me të cilin fitoi Mike Tyson

Në 22 shkurt 2003, Mike Tyson u ngjit në ring për t’u ndeshur kundër Clifford Etienne, në atë që do të ishte fitorja e tij e fundit në ring. “Majku i Hekurt” e hodhi KO atë që njihej si “Rinoceronti i zi” brenda 49 sekondave, pavarësisht se po ndeshej me shpatullën e dëmtuar.

Por, çfarë po bën sot Clifford Etienne? Aktualisht ai po vuan dënimin prej 105 vitesh burgim, dënim që e mori në vitin 2006 për grabitje me armë, sekuestrim të një makine me një grua dhe fëmijët e saj brenda si dhe tentativë vrasjeje të një polici në Luiziana, transmeton "Kosova Sot Online".

“Rinoceronti i zi” nisi të pikturonte në burg dhe disa piktura të tij janë varur edhe në një komisariat policie në Nju Orlins.

Në vitin 2019, Clifford Etienne shpjegoi me anë të një letre se si ishte jeta e tij në burg: “Pikturoj, i pres flokët shokëve të mi, i përgjigjem letrave që marr dhe shikoj lajmet e sportit. Jam mirë dhe shpresoj në një të ardhme më të mirë. Do të dal nga burgu”.

(Kosova Sot Online )