Kosova stoliste me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks U-18

  • S.A /
  • 20 March 2023 - 16:43
Kosova stoliste me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks U-18

Liberta Haxholli (75 kg) dhe Donat Syla (92 kg) kanë fituar medalje të bronzta, gjegjësisht vendin e tretë në Kupën Botërore në boks ‘Adriatic Pearl’ në Budva, ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.Drejtësinë në këtë turne botëror e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, shkruan "Kosova Sot Online".

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksieret dhe boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni).Boksierët duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për këtë kampionat evropian.

(Kosova Sot Online )