Shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës përcakton këtë renditje të çifteve

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 13:12
Shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës përcakton këtë renditje të çifteve

Sot është hedhur shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Fituesi aktual i këtij trofe, Llapi do të ballafaqohet me Gjilanin. Kurse, Prishtina do të ketë punë me Vushtrrinë, shkruan “Kosova Sot Online".

Në këtë fazë ndeshjet do të luhen në sistemin vajtje-ardhje.

Përballjet e para do të luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 të muajit që vjen. Siç dihet, fituesi i Kupës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane dhe prandaj ky trofe është edhe më i lakmueshëm. 

(Kosova Sot Online )