Rëndohet gjendja shëndetësore e Dani Alvesit në burg, kjo është kërkesa e dhimbshme ndaj gardianëve

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 14:12
Rëndohet gjendja shëndetësore  e Dani Alvesit në burg, kjo është kërkesa e dhimbshme ndaj gardianëve

Dani Alves thuhet se ka kërkuar të mbyllet në qelinë e tij për pjesën më të madhe të ditës pasi gruaja e tij ia kërkoi divorcin, pas akuzave se ai përdhunoi një grua,transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-ylli i futbollit të Brazilit dhe Barcelonës  ka qenë në burg që kur u arrestua më 20 janar mes pretendimeve se sulmoi gruan në një klub nate të Barcelonës në fund të vitit të kaluar. Gruaja e tij Joana Sanz e vizitoi atë në burgun Brians 2 në Kataluni në shkurt mes raportimeve se modelja kishte kërkuar divorc.

Burimet thanë se ai “është plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz” pasi gruaja e tij 29-vjeçare Joana i tha atij se donte t’i jepte fund martesës së tyre.

Sipas Cuatro, Alves dëshiron të jetë “i mbyllur në qelinë e tij” për pjesën më të madhe të ditës në burgun ku po mbahet. Kuptohet se ai tani është në një qeli i vetëm, pasi më parë e kishte ndarë atë me një të burgosur tjetër.

Alves gjithashtu ka hyrë në grevë urie dhe ka ditë që ai nuk ha fare, sipas raportimeve. Por – thuhet se atij i lejohen vizitat ditore në burg, ku bëhet e ditur se ka bërë debutimin e tij në futboll në burg.

Asnjë datë nuk është caktuar për gjyqin e Alves, ndërsa braziliani do të vazhdojë qëndrimin prapa grilave. 

(Kosova Sot Online )