Zbardhet orari i plotë për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë

  • S.A /
  • 22 March 2023 - 08:35
Zbardhet orari i plotë për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë

Lega Serie A ka njoftuar zyrtarisht se është caktuar tashmë orari për ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen e njohur si derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, transmeton "Kosova Sot Online ". “Bianconerët” do të jenë nikoqirë në ndeshjen e parë, kurse “Nerazzurrët” në të dytën. Çifti tjetër gjysmëfinal është Cremonese – Fiorentina. “Viola” do të luajë në udhëtim në ndeshjen e parë.

Orari:

04.04.2023 | Juventus – Inter, ora 21:00.

05.04.2023 | Cremonese – Fiorentina, ora 21:00.

26.04.2023 | Inter – Juventus, ora 21:00.

27.04.2023 | Fiorentina – Cremonese.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 24 maj, në stadiumin “Olimpico” të Romës.

(Kosova Sot Online )