Kështu po zhvillohet "Operacioni Messi”, projektohet rikthimi në Camp Nou

  • S.A /
  • 23 March 2023 - 09:19
Kështu po zhvillohet

Leo Messi është bashkuar me Argjentinën, një vend ku ndihet ende “mbret”, ndryshe nga Parisi ku tifozët nuk ngurojnë as ta vërshëllejnë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Situata që po “pleshti” po përjeton këtë periudhë te PSG ka bërë që kampioni i botës të stepet në lidhje me të ardhmen. Pak muaj më parë rinovimi dukej një formalitet, por situata ka ndryshuar shumë kohët e fundit duke bërë që Messi më shumë të jetë larg Parisit në fund të këtij sezoni.

Messi do të largohej falas pasi i përfundon kontrata, ndërsa në Spanjë vijojnë të besojnë se ylli argjentinas mund të rikthehet sërish te Barcelona. “Operacioni Messi”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë.

E përditshmja pranë klubit blaugrana ka zbuluar se çelësi për të arritur te Messi është dhënia e një roli në klub pasi ta ketë mbyllur me futbollin e luajtur.

Kjo formulë mund të bind Leon të rikthehet në “Camp Nou”. 

(Kosova Sot Online )