Nuk ndalet Distria Krasniqi, për 19 sekonda e fiton meçin dhe kalon në raundin e tretë

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 09:58
Nuk ndalet  Distria Krasniqi, për 19 sekonda e fiton meçin dhe kalon në raundin e tretë

Distria Krasniqi e ka nisur mjaft mirë aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, shkruan "Kosova Sot Online "

Kampionia Olimpike në raundin e dytë triumfoi ndaj Charne  Griesel të Afrikës së Jugut me IPPON për 19 sekonda.

Ajo tani kaloi me sukses në raundin e tretë të kategorisë deri në 52 kilogramë. Në raundin e parë, Krasniqi kaloi ka luftë.

(Kosova Sot Online )