Aguero beson se Messi mund të kthehet në Barcelonë

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 14:20
Aguero beson se Messi mund të kthehet në Barcelonë

Sergio Aguero beson se Lionel Messi mund të rikthehet në Barcelonë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ylli argjentinas është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe nuk dihet ende e ardhmja e tij.E sipas ish-bashkëlojtarit të tij tek Kombëtarja e Argjentinës, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet në Camp Nou, dy vjet pas largimit të tij prej atje.

“Ndjenja ime është se shanset janë 50% që Messi të rikthehet në Barcelonë. Mendoj se Leo do të pensionohet tek Barça. Barcelona është shtëpia e tij, ai duhet ta mbyllë karrierën këtu. Laporta duhet ta bëjë një përpjekje për ta rikthyer Messin”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Cityt. 

(Kosova Sot Online )