
Lexoni edhe:
Granit Xhaka lajmërohet nga Serbia para lojës me Bjellorusinë
Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj e ka regjistruar mbrëmë një fitore speciale në boksin profesionist, transmeton "Kosova Sot Online".
Jakaj e mposhti boksierin serb, Marko Nikolic në meçin e zhvilluar të Austri, në përvjetorin e 24-t të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi. “Shqiponja shqiptare” e dominoi meçin dhe ia doli ta rrëzonte kundërshtarin njëherë në dysheme, por ky i fundit nuk u dorëzua dhe qëndroi deri në fund.
Granit Xhaka lajmërohet nga Serbia para lojës me BjellorusinëLexoni edhe:
Fituesi pastaj u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve. E sot, boksieri serb e ka postuar sot një fotografi të tij në rrjetet sociale, duke shkruar “Mirëmëngjesi”, duke ia përcjellë asaj edhe një zemër. Ndërkohë, në foto shihet fytyra e tij e ënjtur dhe njëri sy i mbyllur tërësisht nga goditjet e fuqishme të boksierit shqiptar. Për 25-vjeçarin nga Kosova kjo ishte fitorja e 14-të në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë, nga po aq meçe të zhvilluara deri më tani. E për Nikolicin ishte humbja e tretë, krahas 30 fitoreve.
(Kosova Sot Online )