Muriqi në krizë golash gjatë vitit 2023, ka shënuar veç tri herë

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 09:44
Muriqi në krizë golash gjatë vitit 2023, ka shënuar veç tri herë

Viti 2023 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Vedat Muriqin.Sulmuesi kosovar ka hasur në vështirësi ta bëjë atë që di më së miri ta bëjë – shënimin e golave, transmeton "Kosova Sot Online ". “Pirati” i ka realizuar vetëm tre gola në 15 ndeshje zyrtare të luajtura në vitin 2023.

28 vjeçari ka shënuar kundër Ponteverda në Kupën e Spanjës dhe ndaj Villarrelalit dhe ndaj Espanyolit.  Ai e kishte edhe një seri të zezë prej pesë ndeshjesh radhazi pa shënuar gol, edhe pse në njërën prej tyre mungoi shkaku i suspendimit.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios nuk arriti të shënonte as në dy ndeshjet që i zhvilloi me Kombëtaren e Kosovës, kundër Izraelit dhe ndaj Andorrës. Pa dyshim, ky fakt po i shqetëson të gjithë, pasi, si tifozët e Mallorcas, ashtu edhe ata të Kosovës, shpresat më të mëdha i kanë tek golat e Muriqit. Muriqi është rikthyer në stërvitje tek Mallorca dhe tifozët e këtij klubi presin që prizrenasi të shpërthejë qysh këtë të premte, në ndeshje me Osasunën, ku fitorja është e panegocueshme, pasi në të kundërtën ekipit të përfaqësuesit kosovar do t’i vështirësoheshin punët sa i përket mbijetesës. Tek Mallorca besojnë shumë tek Muriqi, i cili është sulmuesi kryesor dhe shpresa më e madhe për ta shpëtuar këtë ekip pa rënë nga liga, njëjtë siç bëri edhe vitin e kaluar. Mallorca ka varësi absolute tek Vedati dhe për këtë, në këtë klub janë shqetësuar që po i mungojnë golat atij.

Askush nuk po e konteston angazhimin dhe përkushtimin e tij, të cilat i ka vërtetuar tashmë, por në futbollin profesionist ajo që ka rëndësi është efikasiteti dhe për momentin, golat e tij janë më të nevojshëm se kurrë më parë.

(Kosova Sot Online )