Vincent Kompany kandidat serioz për të drejtuar skuadrën e Tottenhamit

  • S.A /
  • 31 March 2023 - 10:19
Vincent Kompany  kandidat serioz për të drejtuar skuadrën  e Tottenhamit

Vincent Kompany është shfaqur një kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Tottenhamit pas largimit të Antonio Conte javën e kaluar, transmeton "Kosova Sot Online".

Conte, i cili kritikoi furishëm lojtarët e tij para pushimit ndërkombëtar pas barazimit zhgënjyes 3-3 të Spurs kundër Southamptonit të kërcënuar me rënie, u largua nga Tottenham me pëlqim reciprok të dielën e kaluar, duke lënë në krye zëvendësin Cristian Stellini përpara udhëtimit të ekipit në Goodison Park këtë fundjavë.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy tashmë ka kontaktuar me ish-trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, i cili i hapi rrugë Thomas Tuchel në Allianz Arena javën e kaluar. Ndërsa, ish-menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino gjithashtu është lidhur me këtë punë. 

(Kosova Sot Online )