Dy përballjet e sotme të forta në elitën e basketbollit kosovar

  • S.A /
  • 01 April 2023 - 11:01
Dy përballjet e sotme të forta në elitën e basketbollit kosovar

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të apo e fundit për garat e rregullta, ku kanë mbetur pak dilema. Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “Play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë.

‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.

Rahoveci që ka vetëm katër fitore e 23 humbje, do të ndeshet me Pejën në formë të lartë, që ka 20 fitore e shtatë humbje, madje duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe është favorite ndaj Vreshtarëve.

(Kosova Sot Online )