Çka po ndodhë me Messin, u fishkëllye dhe u kontestua prapë nga tifozët e PSG-së?

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 09:12
Çka po ndodhë me Messin,  u fishkëllye dhe u kontestua prapë nga tifozët e PSG-së?

Lionel Messi është fishkëllyer prapë nga tifozët e Paris Saint-Germainit para lojës ndaj Olympique Lyonit, transmeton "Kosova Sot Online".

Parisienët e pësuan humbjen e shtatë në vitin 2023 në shtëpi dhe tifozët ishin të mllefosur dhe të dëshpëruar me paraqitjen e ekipit të tyre të zemrës. Por, kontestimi i kampionit të freskët të botës ndodhi para fillimit të lojës kur u përmend emri i Messit, njëjtë si i krejt lojtarëve të tjerë, siç e do zakoni, shkruan “BBC”, përcjell “Kosova Sot Online".

Në këtë rast, tifozët e tij në “Parkun e Princave” e vërshëllyen dhe e kontestuan shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Tifozët parisienë kanë mbetur të dëshpëruar me Messin mbi të gjitha pas eliminimit nga e teta e finales së Ligës së Kampionëve, pasi e vënë gishtin pikërisht tek ai, duke e parë si fajtor.

Ditëve të fundit po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Messit nga Parisi në fund të këtij sezoni dhe me gjasë ai do të rikthehet në Barcelonë, aty ku e ka shkruar historinë, por që ishte larguar para dy vjetësh si lojtar i lirë. Thuhet se Messi po bisedon me PSG-në për vazhdimin e kontratës, por më i mundshëm shihet rikthimi i tij në Camp Nou ose transferimi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës apo në Arabinë Saudite, aty ku e pret një ofertë e majme. Argjentinasi i ka shënuar 29 gola në 67 ndeshje për klubin francez në dy sezone. 

(Kosova Sot Online )