Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ndihmuar ti fitojnë të drejtat kushtetuese që Serbia është duke jua mohuar

Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ndihmuar ti fitojnë të drejtat kushtetuese që Serbia është duke jua mohuar

Hajrullah Tërnava

  • 03 April 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Është koha dhe momenti tani që të kërkohet reciprocitet edhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi, e sidomos kur shihen të padrejtat që ushtrohen ndaj këtij populli sikur që po dëshmohet dhe nuk donë koment, për çka edhe faktori ndërkombëtar është i njoftuar me këto të padrejta ndaj popullit shqiptar në ato komuna ku shqiptarët përbejnë shumicë, dhe përfaqësuesit e popullit shqiptar në institucionet serbe duhet të jenë më aktiv dhe ti kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese duke u thirr në të drejtat kushtetuese që serbët i gëzojnë në Kosovë.

-Ndërmjetësimi që po bëhet tani nga ana e ndërkombëtarëve për një pajtim me Serbinë, ky moment duhet të shfrytëzohet dhe të kërkohet që pala kosovare të insiston më shumë për një zgjidhje më të favorshme të statusit dhe trajtimit nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilët në gjithë këto vite të pas luftës janë duke u diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht, janë duke u rrezikuar edhe me masa administrative nga shteti serb duke ju bërë presion për tu larguar nga vatrat e tyre dhe krijuar kështu një tjetër territor etnikisht të pastruar duke ju pasivizuar atyre edhe adresat e vendbanimeve dhe duke ju pamundësuar kështu që të deklarohen dhe identifikohen si shtetas të Serbisë me të drejta të barabarta, ashtu sikur e parasheh edhe Kushtetuta e këtij shteti që abuzohet nga pushteti dhe nuk respektohet.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill i ka vizituar komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës por nuk ju ka premtuar atyre që në kuadër të dialogut me Serbinë të futet çelësi i zgjidhjes së statusit mbi baza reciprocitet, por vetëm ju ka treguar se si në kushtetutën e Serbisë të drejtat e tyre janë të sanksionuara dhe garantuar, dhe duhet të zgjidhen, trajtohen e garantohen nga vetë institucionet e shtetit edhe për komunitetin shqiptar atje, Hill ka deklaruar se dialogu i Brukselit është duke vazhduar që nga viti 2013 por që nuk e parasheh reciprocitetin. “Reciprociteti që ju flisni, që ka të bëjë me qytetarët shqiptarë brenda Serbisë, duhet të zgjidhet brenda Serbisë. Kushtetua e Serbisë e thotë se shqiptarët janë të barabartë me të tjerët në Serbi. Shumë njerëz në korrin diplomatik vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje këtyre problemeve. Janë probleme të cilat jemi të brengosur të gjithë dhe duhet të ketë një zgjidhje”, ka deklaruar Hill.

Sidoqoftë diplomacia nuk duhet të heshtë por edhe kjo çështje në mënyrë paralele me dialogun dhe avantazhet e minoritetit serb në Kosovë duhet të diskutohet, Serbia të merr përgjegjësi për shqiptarët e atjeshëm dhe ndalohet diskriminimi, presioni, dëbimi me masa administrative dhe pastrimi etnik me program shtetëror e politik. Është koha dhe momenti tani që të kërkohet reciprocitet edhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi, e sidomos kur shihen të padrejtat që ushtrohen ndaj këtij populli sikur që po dëshmohet dhe nuk donë koment, për çka edhe faktori ndërkombëtar është i njoftuar me këto të padrejta ndaj popullit shqiptar në ato komuna ku shqiptarët përbejnë shumicë, dhe përfaqësuesit e popullit shqiptar në institucionet serbe duhet të jenë më aktiv dhe ti kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese duke u thirr në të drejtat kushtetuese që serbët i gëzojnë në Kosovë.

Edhe shqiptarët në Serbi duhet ti kërkojnë ato të drejta sikur që shteti serb po kërkon për popullin serb në Kosovë, siç është Asociacioni dhe tjera të drejta, që në asnjë shtet të Evropës nuk i posedojnë pakicat e shteteve tjera me shumicë që jetojnë në ato shtete. Ato të drejta që ua garanton kushtetuta e Kosovës serbëve në Kosovë, nuk i gëzojnë tjerat pakica as në shtetet e BE-së, prandaj nëse Serbia kërkon të drejta për popullin serb në Kosovë, edhe Kosova duhet ti kërkoj të drejtat e njëjta nga shteti i Serbisë për popullin shqiptarë në komunat ku janë me shumicë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".