Augsburgu vendos ta blejë Berishën, ky është çmimi i parave që do t’i shpenzojë klubi gjerman

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 11:33
Augsburgu vendos ta blejë Berishën, ky është çmimi i parave që do t’i shpenzojë klubi gjerman

Augsburgu e ka zbuluar vendimin e marrë për Mërgim Berishën. Stefan Reuter, shef ekzekutiv i klubit gjerman ka bërë të ditur se në fund të sezonit, klubi i Bundesligës do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit kosovar për 4 milionë euro, shkruajnë mediat turke, përcjell “Kosova Sot Online ".

Berisha aktualisht është i huazuar në Augsburg nga Fenerbahçe për një vit, pasi e pati një eksperiencë dëshpëruese në Turqi. E me t’u rikthyer në futbollin gjerman, Berisha shpërtheu duke i realizuar 8 gola në 19 ndeshje të zhvilluara deri tash, të cilat e shpërblyen edhe me ftesë në Kombëtaren gjermane.

Fenerbahçe e kishte blerë lojtarin nga Suhareka për 5 milionë euro në shtator të vitit 2021 nga Salzburgu. E tash, klubi nga Stambolli do t’i marrë 4 milionë nga shitja e Berishës, e cila pritet të ndodhë gjatë verës. Edhe vetë futbollisti e ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në Bundesligë.

(Kosova Sot Online )