Zhegrova përkrah Messit në sulm në ekipin ideal të javës në Ligue 1

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 12:08
Zhegrova përkrah Messit në sulm në ekipin ideal të javës në Ligue 1

Edon Zhegrova ka shpërthyer si një bombë fundjavën që shkoi në futbollin francez. Ylli kosovar e ndihmoi Lillen në fitoren 3:1 ndaj Lorientit pasi i realizoi dy gola për dy minuta në fund të takimit, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Dhe, përfaqësuesi kosovar u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 29-të të Ligue 1, duke qenë lojtari i dytë më i mirë i skuadrës me notën 9.0. 

Zhegrova vinte nga goli i shënuar ndaj Andorrës për Kosovën dhe vazhdoi kështu me super-formë.

Përkrah tij në sulm gjendet Lionel Messi, i cili e mori notën 8.1 përkundër humbjes së Paris Saint-Germainit nga Lyoni në shtëpi.

E sulmin e kompleton lojtari i Reimsit, Alexis Flips, icili falë dy golave të shënuar ndaj Nantes, u zgjodh njëherësh edhe lojtari i javës në ligën elitare franceze. 

Image

(Kosova Sot Online )