Kosova shpreh interesim për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

  • S.A /
  • 04 April 2023 - 09:37
Kosova shpreh interesim për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 mund të organizohen në Kosovë. Në fakt, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka shpallur kandidaturën e organizimit të kësaj gare prestigjioze pas shtatë vjetësh nga tash. transmeton "Kosova Sot Online".

Afati i fundit për aplikim për Lojërat Mesdhetare për vitet 2027 dhe 2030 skadoi më 31 mars dhe me këtë rast, Portugalia kandidoi për Lojërat Mesdhetare në Plazh të vitit 2027, kurse Kosova tri vjet më pas.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Sipas këtij të fundit, dy Komitetit Olimpike Kombëtare duhet ta dorëzojnë dosjen e kandidaturës deri në fund të qershorit, ndërsa Komisioni Vlerësues i ICMG-së do të organizojë ndërkohë vizita inspektuese në të dy vendet, në Portugali dhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online )