Teksa pret meçin e parë në UFC, Hasbulla bëhet shënjestër e kritikave për goditjen e maces së tij

  • S.A /
  • 04 April 2023 - 09:57
Teksa pret meçin e parë në UFC, Hasbulla bëhet shënjestër e kritikave për goditjen e maces së tij

Hasbulla Magomedov është tashmë një figurë e njohur në botën e arteve të përziera marciale (MMA), më së shumti falë miqësisë së tij me ish-kampionin e UFC-së, Habib Nurmagomedov, ndërsa një nga videot e tij që ka postuar në rrjetet sociale është kritikuar nga publiku, transmeton "Kosova Sot Online".

Personazhi i popullarizuar nga Dagestani e ka publikuar një video në TikTok, ku shfaqet – siç është thënë – duke keqtrajtuar macen e tij.

Në xhirim ‘Mini Khabibi’ fillimisht e tërheq macen për veshi dhe pastaj e godet dy herë në kokë.

Videoja është dënuar menjëherë nga publiku dhe shumë njerëz në rrjetet sociale janë shprehur të tronditur nga veprimet e tij.

20-vjeçari, i cili vuan nga deficienca e hormonit të rritjes (Dëarfism), më pas ka bërë të ditur se macja e tij është mirë, por kjo nuk i ka ngushëlluar ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ndryshe, Hasbulla së fundmi ka nënshkruar kontratë me UFC-në dhe është ende në pritje të ndeshjes së parë.

(Kosova Sot Online )