Luis Enrique e synon pozitën e trajnerit te Chelsea

  • S.A /
  • 04 April 2023 - 10:07
Luis Enrique e synon  pozitën e trajnerit te Chelsea

Ish- trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique është shfaqur si një favorit për pozitën e strategut të Chelseat, transmeton "Kosova Sot Online".

Spanjolli po konkurron për postin në Stamford Bridge, së bashku me Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino. Sipas The Sun, Chelsea ka nevojë për lejen e Bayern Munich për të biseduar me Nagelsmann, pasi ai edhe pse është i shkarkuar – ende paguhet nga Bavarezët.Një tjetër që është lidhur me këtë detyrë është trajneri i Fulhamit, Marco Silva.

Chelsea do të shpresojë të ketë një takim në javët e ardhshme. Blutë kanë një çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, andaj do të synojnë që përballë Los Blancos të jenë me strateg të ri.

(Kosova Sot Online )