
Lexoni edhe:
Majlinda, Distria e Nora, kolonelët më të reja të Ushtrisë Shqiptare
Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk ka qenë kurrë më afër kualifikimit në Kampionat Botëror, transmeton "Kosova Sot Online".
Hendbollistet kosovare do t’i zhvillojnë dy ndeshje vendimtare ndaj Polonisë për ta prerë një biletë për në garën më të rëndësishme në botë, e cila do të mbahet sivjet. Ato do të zbresin në parket sot për t’u përballur me polaket në Bielsko-Biala, në ndeshjen që do të fillojë në orën 17:45. Vashat kosovare kanë shkuar në Poloni të martën, ndërsa atmosfera në kampin e tyre është mjaft pozitive.
Majlinda, Distria e Nora, kolonelët më të reja të Ushtrisë ShqiptareLexoni edhe:
Edhe pse kanë të bëjnë me një Kombëtare të fuqishme, të cilën do ta kenë përballë, hendbollistët e selektorit Agron Shabani synojnë rezultat të favorshëm sot në Poloni.
E më pas, me përkushtim dhe angazhim maksimal, ato do ta kërkojnë kualifikimin historik në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 12 prill në Prishtinë duke filluar nga ora 20:15.
Të kujtojmë se në fazën e parë kualifikuese, Kosova e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faro.
(Kosova Sot Online )