Inter Miami i ofron Messit aksione në klub për ta bindur që t’i bashkohet atij

  • S.A /
  • 06 April 2023 - 15:13
Inter Miami i ofron Messit aksione në klub për ta bindur që t’i bashkohet atij

Inter Miami është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha vetëm për ta bërë të vetin Leo Messin, transmeton "Kosova Sot Online". Klubi amerikan po mundohet ta bind yllin argjentinas që t’i bashkohet atij gjatë verës që vjen.

Kampioni i freskët i botës do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit si lojtar i lirë pasi nuk e ka në plan ta vazhdojë kontratën. Prandaj, klubet tjera janë vënë në gjah duke u munduar ta joshin shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Klubi në pronësi të legjendës angleze, David Beckham është i gatshëm t’i japë aksione Messit, vetëm për ta bindur atë që të përfundojë në ligën amerikane – MLS, njofton mediumi britanik “The Independent”.

Menaxhmenti i Miamit shpreson se do ta bindë argjentinasin që t’ju bashkohet atyre, edhe pse raportohet se lojtari dëshiron të vazhdojë të luajë edhe një vit në Evropë. Ndërkohë, klubi nga Arabia Saudite, Al-Hilal e ka bërë një ofertë të çmendur për ish-futbollistin e Barcelonës, të cilit ia ka ofruar një rrogë vjetore prej 400 milionë eurosh. Ndërkaq, edhe Barcelona është futur në garë dhe gjiganti katalunas synon ta rikthejë 35 vjeçarin në “Camp Nou”, prej nga u largua dy vjet më parë si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online )