Të veprohet me kujdes në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, Asociacioni vetëm pa kompetenca të shtetit

Të veprohet me kujdes në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, Asociacioni vetëm pa kompetenca të shtetit
Të veprohet me kujdes në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, Asociacioni vetëm pa kompetenca të shtetit

Blerim Burjani

  • 06 April 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Duhet të respektohet kushtetuta, ligji për vetëqeverisje lokale. Nuk mundë të ketë pushtet të tretë, pra duhet me pas shumë kujdes në këtë çështje.

-Marrëveshja me Serbinë duhet zbatuar, ndonëse ende ka paqartësi të mëdha rreth asociacionit, duhet të sqarohet neni 7 më shumë, deri më tash shumë pak dihet e asgjë, as Kurti nuk din me shumë përshtypja ime është se duhet me pas një ekspert ndërkombëtar për të hartuar statutin e asociacionit dhe ekspert vendor me pas më shumë mbikëqyrje në këtë teme.

Duhet të respektohet kushtetuta, ligji për vetëqeverisje lokale. Nuk mundë të ketë pushtet të tretë, pra duhet me pas shumë kujdes në këtë çështje. Në Kosovë ka opinion anarkik, s’ka konsultime me askënd , disi politika është bërë një fushë e izoluar nga shkenca. Ekspertët, bota reale kosovare, gjithçka është anarkike në Kosovë. Ka shumë debate të pa bazuara e pa lidhje, pa vend, debatues dibidusa që as nuk dihet se kush i thërret edhe pse janë për do tema që nuk kanë njohuri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".