Hajdutët tentojnë të vjedhin në shtëpinë e Messit në Barcelonës

  • S.A /
  • 07 April 2023 - 09:37
Hajdutët tentojnë të vjedhin në shtëpinë e Messit në Barcelonës

 

Dy hajdutë kanë tentuar që të hyjnë për të vjedhur në shtëpinë e Leo Messit në Barcelonë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Antena 3, dy njerëz me kapela kanë hyrë në kopsht, pasi kanë kapërcyer murin anësor.

Megjithatë, përpjekja e tyre për ta vjedhur shtëpinë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë dështoi.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes.

(Kosova Sot Online )