Kosovari Ermal Krasniqi shkëlqen në Rumani, shënon gol dhe zgjidhet lojtari i ndeshjes

  • S.A /
  • 07 April 2023 - 13:31
Kosovari Ermal Krasniqi  shkëlqen në Rumani, shënon gol dhe zgjidhet lojtari i ndeshjes

Ermal Krasniqi shënon një tjetër gol me Cluj në Rumani, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi nga Malisheva, i cili u transferua në elitën rumune nga Ballkani i Kosovës në merkaton e janarit, vijon me formën e shkëlqyer në radhët e Cluj. Kërkohet nga Real e Bayern, Vlahovic zgjedh klubin e Premier League-s. 24-vjeçari erdhi nga stoli dhe vendosi sfidën çerekfinale të Kupës së Rumanisë ndaj Arges (1-0). Krasniqi shënoi golin e fitores një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt. Sulmuesi dardan realizoi një gol të bukur, pas kombinimit me Birligea.

Në fund, ish-sulmuesi i Ballkanit u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Cluj, në gjysmëfinale do të përballet me Sepsi (26 prill). Ky ishte goli i pestë me skuadrën rumune për Krasniqin, i pari në Kupë. Pavarësisht se është një nga lojtarët më në formë, ai nuk mori një ftesë nga trajneri Giresse për dy sfidat e para të Kosovës në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.

(Kosova Sot Online )