Jorge Masvidal mposhtet nga Gilbert Burns dhe njofton pensionimin nga UFC

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 08:43
Jorge Masvidal mposhtet nga Gilbert Burns dhe njofton pensionimin nga UFC

Legjenda e UFC-së, Jorge Masvidal ka njoftuar tërheqjen e tij nga UFC pasi pësoi një humbje nga Gilbert Burns në UFC 287. Masvidal dhe Burns kanë dhuruar spektakël në meçin e zhvilluar në Kaseya Center të Miamit, në kategorinë ‘welterweight’. Megjithatë, pas tre raundeve të zhvilluara, fitoren në fund e mori Burns me vendim unanim të gjyqtarëve. Fillimi i meçit ishte i çuditshëm nga të dy luftëtarët që asnjëri nuk dëshironte të angazhohej shumë me goditjet e tyre.

Amerikani 38-vjeçar i bëri disa kombinime goditjesh brazilianit për kënaqësinë e turmës në palestër, por Burns u kthye me disa goditje tjera me dorën e tij të djathtë duke siguruar raundin. Në raundin e dytë, braziliani ishte më i fortë duke dhuruar goditje tjera të forta me të djathtën, ku i dhe edhe një goditje brutale Masvidalit në kokë, goditje e cila gati e rrëzoi. Në raundin e tretë, Masdival dukej se dëshiron të rikthehet në meç dhe të tentoj fitoren me disa goditje, por Burns u mbajt mirë dhe ia ktheu me të njëjtën monedhë.

(Kosova Sot Online )