Ja si ndodhi përplasja brutale mes Granit Xhakës dhe Trent Alexander-Arnold

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 10:35
Ja si ndodhi përplasja brutale mes Granit Xhakës dhe Trent Alexander-Arnold

Granit Xhaka dhe Trent Alexander-Arnold kishin një moment acarues në derbin mes Liverpoolit dhe Arsenalit që po luhet në Anfield Road në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier. Derisa Arsenali po fitonte 2-0 ndaj The Reds, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u përball me anglezin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ishte minuta e 41-të e takimit, kur gjyqtari u dashtë të ndërhynte dhe ta qetësonte situatën, duke ndëshkuar dyshen me kartonë të verdhë.

Në minutën e 42-të, Mohamed Salah e ngushtoi epërsinë e Arsenalit në 2-1, e me kaq edhe përfundoi pjesa e parë. Në të dytën, egjiptiani pati shansin t’i barazonte shifrat, por dështoi nga penalltia në minutën e 52-të. 

(Kosova Sot Online )