Tërhiqja e shorti zbulon ndeshjet interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 15:42
Tërhiqja e shorti zbulon ndeshjet interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Trepça – Prishtina dhe Rahoveci – Besa Famgas janë gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet me 6 e 7 maj. Vendi do të përcaktohet ndërkohë.

Ndeshjet gjysmëfinale pritet të jenë të forta dhe me rivalitet. Të gjitha katër skuadrat synojnë vend në finale dhe kanë pretendime në këtë edicion. Në konkurrencën e femrave do të takohen Istogu – Ferizaj dhe Vushtrria – Prishtina. Edhe këto ndeshje do të zhvillohen më 6 e 7 maj. Vendi se ku do të luhen ndeshjet do të caktohet më vonë.

(Kosova Sot Online )