Qytetarët e pa fajshëm po e paguajnë faturën e gabimeve që ka bërë politika në pushtet

Qytetarët e pa fajshëm po e paguajnë faturën e gabimeve që ka bërë politika në pushtet
Qytetarët e pa fajshëm po e paguajnë faturën e gabimeve që ka bërë politika në pushtet

Blerim Burjani

  • 10 April 2023 - 15:22

Shkruan:Blerim Burjani 

 

Normalizim të marrëdhënieve  me Serbinë nuk mundë të  ketë  me Serbin pa zgjidhje të  problemeve të shumta. Marrëveshja e Ohrit fatkeqësisht asnjë fjalë të vetme nuk e thotë në këtë drejtim, për krimet serbe të luftës, përveç që përmenden të  pagjeturit , nuk përmendet  asgjë, as kompensimin  e dëmeve të luftës e as sukcesionin e as asgjë.

 

Kur jemi të ngritja e padisë për krime lufte kundër Serbisë, po shihet ashiqare që akoma  nuk po ka vullnet për të ndërmarr një iniciativë të tillë nga institucionet e shtetit të Kosovës.  Dikur Vetëvendosje  thoshte se LDK e PDK e AAK nuk kanë dashtë ta bëjnë atë, por   tash po del, apo rezulton, se edhe këta nuk janë akoma të gatshëm për ta ngritur një iniciativë të tillë,   ku Serbia do të  paditet  për vrasje e gjenocid dhe shkatërrim të ekonomisë së Kosovës,  shkatërrim të objekteve private e shtëpive e të tjera.  Ka shumë çudira në këtë drejtim, të gjithë së pari e donë njohjen nga Serbia e pastaj s’ka dert çfarë ndodhë me  temat tjera. Te gjitha temat kanë rëndësi.  Normalizim të marrëdhënieve  me Serbinë nuk mundë të  ketë  me Serbin pa zgjidhje të  problemeve të shumta. Marrëveshja e Ohrit fatkeqësisht asnjë fjalë të vetme nuk e thotë në këtë drejtim, për krimet serbe të luftës, përveç që përmenden të  pagjeturit , nuk përmendet  asgjë, as kompensimin  e dëmeve të luftës e as sukcesionin e as asgjë. Në politikën kosovare janë bërë shume gabime, andaj gjithmonë qytetarët e Kosovës i paguajnë faturat, Pra kjo është e vërteta.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".