Pezullohet gjyqtari, akuzohet se ka goditur me bërryl lojtarin e Liverpoolit

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 15:57
 Pezullohet gjyqtari, akuzohet se ka goditur me bërryl lojtarin e Liverpoolit

Gjyqtari anësor Constantine Hatzidakis u pezullua përkohësisht të hënën në pritje të një hetimi për një sulm të dyshuar ndaj futbollistit Andy Robertson, në pjesën e parë mes Liverpool dhe Arsenal, transmeton "Kosova Sot Online".

Kolegji i arbitrave në Premier League (PGMOL) ka pezulluar Hatzidakis, ndërsa trupi dhe FA po hetojnë incidentin, që ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes së së dielës, kur ndihmës arbitri goditi me bërryl lojtarin e Liverpool.

Në pamje shihet Andy Robertson, i cili kishte parë një karton të verdhë pak para bilbilit të pjesës, duke u drejtuar drejt asistentit dhe ai ngriti krahun duke u dukur se e kishte goditur lehtë lojtarin, me këtë të fundit të qetësuar nga Salah.

“Imazhet flasin vetë”, tha në fund trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp. Liverpool dhe Arsenal barazuan 2-2 të dielën, në një ndeshje për xhiron e 30-të të Ligës Angleze të Futbollit, me ‘Topçinjtë’ që humbën epërsinë me dy golat e Martinelli (8'), Gabriel Jesus (28'). Për ‘Reds’ shënuan Salah (42') dhe Firmino (87').

Arsenali kryeson ligën angleze, me 73 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, i cili ka një ndeshje më pak, ndërsa Liverpooli, me një sezon nën pritjet, është i teti, me 44 pikë.

(Kosova Sot Online )