Kane i uron Contes të gjithë të mirat pas largimit nga Tottenham

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 19:45
Kane i uron Contes të gjithë të mirat pas largimit nga Tottenham

Harry Kane e ka quajtur Antonio Conte një “burrë të fortë” pas që trajneri u largua nga Tottenham por ka theksuar që ndonjë italiani “shpërthen nga emocionet”

53 vjeçari u largua nga Londra Veriore në mënyrë tepër të ashpër në fund të marsit, pasi që kishte shpërthyer gjatë konferencës për shtyp ku skuadra e tij barazoi me rezultat 3-3 me Southampton.

Conte ia doli mirë në sezonin e tij të parë me Tottenhamin, por gjërat filluan të jenë në regres këtë sezon, me rezultate të varfëra në fushë dhe trajneri është përballur me vështirësi të shumta personale pas kësaj.

Duke folur për Football London, Kane ka folur për largimin e Contes nga Tottenham dhe dha mendimet e tij për kohën e italianit në krye të skuadrës.

“Natyrisht, i uroj Antionios të gjitha të mira. Kisha marrëdhënie të mahnitshme me ta dhe ishte paksa i pafat që për një arsye apo tjetër nuk funksionoi si duhet”.

“I dëshiroj fat në aventurën e tij të radhës dhe në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të luftojmë me Cristian, Ryan dhe stafin në përpjekje për të arritur atë që ne dëshirojmë”.

Kapiteni i Spurs është pyetur për konferencën e famshme të Conte pas barazimit me Southampton.

“Unë nuk do të hyjë në këtë gjë. Ishte një moment emocional pasi që ne është dashur që ta fitojë atë ndeshje pasi që ne pranuam dy gola dhe ne mënyrën si e bëmë ishte zhgënjyese. Ai është burrë i fortë, emocionet i shpreh shpesh dhe kjo është ajo kush është ai, ai e meriton këtë”.

“Ne lojtarët kemi folur dhe do të vazhdojmë të luftojmë dhe të përmirësohemi. Ne e dimë që ndeshja me Southampton, ne e dimë që nga ndeshja me Everton javën e kaluar që ne duhet të ia dalim më mirë në momente të tilla kur jemi duke prirë. Në përgjithësi, të gjithë ne duhet të përpiqemi që të fitojmë dhe kjo është ajo çfarë ne do të bëjmë”.

Tani ka shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e Contes, me raportet në Itali që thonë se një rikthim në Juventus apo Inter është në horizont. Ideja që të pushojë një vit po ashtu nuk është përjashtuar nga ai. 

(Kosova Sot Online)