Xavi reagon si i çmendur: Jemi të kënaqur me 13 pikë përpara Realit

  • S.A /
  • 11 April 2023 - 13:01
Xavi reagon si i çmendur: Jemi të kënaqur me  13 pikë përpara Realit

Xavi Hernandez ndihet i kënaqur me ecurinë e Barcelonës në La Liga këtë sezon.Trajneri spanjoll nuk është ndarë i dëshpëruar me barazimin ndaj Gironas mbrëmë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo pasi ekipi i tij e sheh veten 13 pikë përpara Real Madridit, i cili në fundjavë u ndal nga Villarreali.

“Ajo që më preokupon më së shumti është që ta fitojmë kampionatin. I kishim disa mundësi shënimi dhe të fitores së lojës kundër një skuadre të madhe. Ia dolëm mjaft mirë ta mbanim lart presionin, por nuk kemi fituar. Nëse mbetemi tek rezultati, nuk mund të jemi pozitivë pasi e morëm veç një pikë në shtëpi”, deklaroi fillimisht Xavi në konferencë për shtyp.

“Por, pika është këtu dhe jemi 13 pikë përpara Real Madridit. E kam thënë tashmë, jam i kënaqur me skuadrën. Jemi në rrugë të mbarë për ta fituar kampionatin. Titullin e kemi në dorë dhe duam ta marrim atë. Disponimi është i mirë, duhet ta fitojmë kampionatin”, vazhdoi ai. Kur kanë mbetur edhe 10 xhiro pa përfunduar sezoni, Barcelona e sheh veten gjithnjë e më afër titullit të kampionit në Spanjë. 

(Kosova Sot Online )