Bashkimi fiton titullin t kampion i Kosovës

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 07:57
Bashkimi fiton titullin t kampion i Kosovës

Bashkimi i Prizrenit është kampion i Kosovës për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Skuadra prizrenase triumfoi sonte në ndeshjen e pestë finale ndaj Prishtinës, për t’u shpallur kampion me bilanc 3:2 në serinë finale të “Play-Offit”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Khadija Haywood ishte më meritorja në këtë triumf duke shënuar 24 pikë, teksa Dasia Evans i shtoi 16 sosh.

Haywood e fitoi edhe trofeun e MVP-së. Te Prishtina u dallua Kaela Hilarie me 21 pikë.Vlen të theksohet se këtë vit KBF Bashkimi e kishte fituar edhe Kupën e Superkupën e Kosovës. Për Bashkimin ishte ky titulli i shtatë i kampionit në histori të klubit.

(Kosova Sot Online )