Dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës tmerron ish strukturat e larta qeveritare të regjimit të Millosheviqit

Dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës tmerron ish strukturat e larta qeveritare të regjimit të Millosheviqit
Dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës tmerron ish strukturat e larta qeveritare të regjimit të Millosheviqit

Gani Qarri

  • 12 April 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Arritja e marrëveshjes, dakordimi, për zbardhjen e fati të personave të zhdukur, në mes Kosovës dhe Serbisë, në çfarëdo interpretimi që formulohet, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, është një fakt që ngarkon Serbinë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të pambrojtur. Kjo është arsyeja pse tema e krimeve të luftës dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve po e tmerron Serbinë dhe përfaqësuesit e saj politik të cilët nga distanca po e përcjellin dialogun dhe marrëveshjet që po dakordohen në mes palëve.

-Këtë shqetësim e ka ngritur edhe ish Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq, që këtë funksion e ka ushtruar midis viteve 2007 dhe 2012,ku e ka akuzuar Presidentin serb dhe vartësit e tij për pranimin, dakordimin e dokumentit për zbardhjen e fatit të zhdukurve. Madje, ai e thotë hapur se ky dakordim do ti hapë rrugë Kosovës për të kërkuar edhe dëmshpërblim për krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë si dhe për ta paditur shtetin serb në instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare, për gjenocid dhe krime lufte.

Prandaj kjo është arsyeja që në fakt, po frikësohen politikanët serb, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë, gjatë kohës së luftës! Për aq më tepër, Jeremiq ka deklaruar se pasi Vuçiq e pranoi dokumentin për të zhdukurit, Serbia do të detyrohet t’i paguaj kompensime në miliarda Kosovës në emër të krimeve dhe dëmeve të luftës. Ish diplomati serb ka akuzuar Vuçiqin dhe vartësit e tij se me këtë veprim Aleksandër Vuçiq, u përpoq të vendoset mbi popullin për çështjet më të rëndësishme shtetërore, duke punuar kundër interesave të Serbisë.

Sipas tij presidenti serb ka anashkaluar vendimmarrjen me Referendum, për refuzimin e planit “franko-gjerman” që mbështetë pavarësinë e Kosovës. Ndaj Jeremiq në Krushevc, ku provuar të kërkojë nga qytetarët të nënshkruajnë iniciativën e partisë së tij për mbajtjen e referendumit mbi planin franko-gjerman. Jeremiq ka pretenduar se rezultatet e para negative të zbatimit të marrëveshjes tashmë janë të dukshme dhe ato “preken” në dokumentin e dakorduar për të pagjeturit. Sipas tij i ashtuquajturi «drejtori i zyrës» për Kosovën, Petar Petkoviq, është pajtuar me tekstin e deklaratës se personat e pagjetur kanë qenë të zhdukur me dhunë gjatë luftës së vitit 1999.

Kjo është pasoja e parë e drejtpërdrejtë e zbatimit të marrëveshjes “franko-gjermane” dhe ky tekst lejon kërkesat për padi, sipas të cilave Serbia do të detyrohet ti paguajë Kosovës dëmshpërblim në vlerë astronomike prej qindra miliona eurosh, e ndoshta edhe miliarda”, ka deklaruar Jeremiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".