Flamuri shqiptar, valvitet edhe në ndeshjen Man City – Bayern

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 10:06
Flamuri shqiptar, valvitet  edhe në ndeshjen Man City – Bayern

Flamuri kombëtar shqiptar gjendet kudo në ndeshje futbolli. Një i tillë u shpalos edhe mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një tifoz shqiptar e mbante atë në stadiumin “Etihad Stadium”. Flamuri shqiptar u pa në minutën e 23-të të ndeshjes, ndërsa, edhe pse ekipet shqiptare nuk kanë shkuar asnjëherë në fazën e grupeve apo atë eliminatore të Championsit, një pjesë shqiptare gjendet gjithmonë aty.

Siç dihet, në Angli banojnë shumë shqiptarë dhe ata e shfrytëzojnë mundësinë për t’i bërë reklamë shtetit shqiptar. 

https://gorilla.cdnja.co/v/27/276lp.mp4?token=VkZmlP5_sWM5xteW8vSNbQ&expires=1681287849

(Kosova Sot Online )