Ronaldo “mace e zezë” e trajnerëve, gjashtë shkarkime për katër vjet

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 14:34
Ronaldo “mace e zezë” e trajnerëve, gjashtë shkarkime për katër vjet

Cristiano Ronaldo është bërë një “mace e zezë” për trajnerët. Vetëm në katër vjetët e fundit, gjashtë trajnerë, Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri, Andrea Pirlo, Ole Gunnar Solskjaer e Rudi Garcia u shkarkuan për një kohë të shkurtër derisa në skuadër e kishin yllin portugez. transmeton "Kosova Sot Onlike ".

Natyrisht, këto nuk kanë ndonjë lidhshmëri dhe nuk është “CR7” arsyeja kryesore, por ta kesh në skuadër një yll futbolli si ai, rriten pritshmëritë e klubeve ku luan ai, prandaj edhe ndodhin shkarkimet kur s’ka rezultate të kënaqshme dhe të pritshme.

Fernando Santos, u largua vetë nga Kombëtarja e Portugalisë derisa Ronaldo ishte pjesë e saj, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Ralf Rangnick, që dha dorëheqje nga pozita.

Kësaj “furtune” të shkarkimeve i shpëtoi vetëm Erik ten Hag pasi portugezi u largua para tij nga “Old Trafford”.

Mbetet të shihet se cila do të jetë “viktima” e radhës e 38 vjeçarit, i cili thuhet se ndikoi më së shumti për largimin e Rudi Garcias sot nga Al-Nassr. 

(Kosova Sot Online )