Fitore e vështirë e Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit

  • S.A /
  • 13 April 2023 - 07:51
Fitore e vështirë e Milanit  në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit

AC Milan ka shënuar fitore ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Rosonerët triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj liderit në Serie A,transmeton "Kosova Sot Online".

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ismael Bennacer në minutën e 40-të të ndeshjes.

E situata u vështirësua edhe më shumë për Napolin kur Anguissa e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja në minutën e 75-të.

Deri në fund, nuk pati gola dhe Milan mori fitoren dhe e pret ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.

(Kosova Sot Online )