Juventusi mezi fiton në çerekfinalen e parë ndaj Sportingut

  • S.A /
  • 14 April 2023 - 07:52
Juventusi  mezi  fiton në çerekfinalen e parë ndaj Sportingut

Juventusi ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Sportingut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Dueli i zhvilluar në “Allianz Stadium” në Itali nuk prodhoi asnjë gol në pjesën e parë.

U desh të pritej minuta e 73-të, kur pas një tollovie në zonën e rreptësisë së mysafirëve më së miri përfitoi Gatti që i dha fitoren “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi me një gol epërsi do të udhëtojë javën tjetër në Lizbonë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit, ku edhe do të përcaktohet ekipi gjysmëfinalist. 

(Kosova Sot Online )